Këngëtari me famë botërore uron Diona Fonën për ditëlindje
15:25 | 10 Shkurt 2019

Diona Fona dje mbushi 20 vjet jetë, ndërsa pranoi shumë urime nga miqtë dhe fansat, shkruan lajmi.net.

Një urim të veçantë, këngëtarja e pranoi nga artisti me famë botërore, Jason Derulo përmes një videoje, të cilën ajo e ka postuar në InstaStory.

“Urime ditëlindja, shpresoj që ky vit të jetë më i miri në jetën tënde. Shijoje”, ka thënë ndër të tjera Derulo.

Për ndryshe, Diona Fona ani pse e re në moshë, ka arritur të pëlqehet në publik me projektet që ka lansuar. /Lajmi.net/

Rina Balaj