Këngëtaret urojnë ditën e verës
14:30 | 14 Mars 2018

Sot (e martë) më datë 14 mars në Shqipëri shënohet Dita e Verës.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve, dhe qyteti ku festohet është Elbasani. Ndërsa në Lezhë, Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte, e njëjta ndodh edhe në disa vise veri-perëndimore të Kosovës.

Këtë festë e kanë uruar edhe disa nga këngëtarët e njohur, përmes rrjeteve sociale.

Ishte këngëtarja Soni Malaj që ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mes lulesh, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar: “Gëzuar ditën e verës”.

A post shared by (@soni_malaj) on

Ndërkohë, këngëtarja Miriam Cani publikoi një imazh të thjeshtë, ku shfaqej me fustanin e bardhë në një piknik, duke festuar nën rrezet e diellit.

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Eranda Libohova duket t’ia ketë kaluar mirë në këtë ditë gjithashtu. Në InstaStory, ajo ka publikuar një imazh ku shfaq një ballokume, të cilën e ka marrë dhuratë për festën e Verës.

Një festë e tillë shoqërohet me shumë aktivitete të ndryshme në Shqipëri, e veçanërisht në Elbasan. /Telegrafi/

The post Këngëtaret urojnë ditën e verës appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Françeska Jaçe
S