Këngëtarët kosovarë që hoqën dorë nga pasaporta e Kosovës

0

“Me pasaportën e Kosovës nuk mund të shkosh as te dajt”, është një nga shprehjet që mund të hasët shpesh tek bisedat mes të rinjëve kosovarë, e që në fakt përtej shakas tregon dramën e izolimit të tyre.

Kosova është i vetmi vend në Evropë i cili vazhdon të mbetet i izoluar, po nuk pate pasaportë diplomatike, me pasaportën kosovare mund të shkosh vetëm në pak vende.

Si pasojë e kësaj, shumë artistë kosovarë, për tu prezentuar jashtë shtetit kanë qenë të detyruar të heqindorë nga pasaporta, shkruan Magazina.al

Kështu kishte bërë edhe këngëtarja Rona Nishliu, pasi ajo ishte zgjedhur të përfaqesonte Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012, si fillim kishte marrë pasaportën e Shqipërisë pasi shteti ku po mbahej festivali evropian në Aerbajxhan nuk e kishte njohur Kosovën.

Gjatë vitit të kaluar reperi kosovar, Getoar Selimi është bërë me nënshtetësi shqiptare, pasi është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.Ai ka një kohë që është në lidhje me prezentuesen nga Shqipëria Marina Vjollca.

Edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi, kohët e fundit është paisur me pasaportë shqiptare, duke pasur parasysh që ajo tashmë ka një famë ndëkombëtare e për t’iu shmangur problemeve politike me pasaportën e Kosovës, kishte vendosur që të “bëhet” 100 për qind shqiptare, shkruan Magazina.al

Vesa Luma pas martesës me këngëtarin nga Shqipëria Big Basta, ka vendosur që të merr edhe pasaportën shqiptare ndërsa në atë kohë kishte deklaruar se mbante dy nënshtetëistë, por sot?!

Në vitin e kaluar Dren Abazi, kishte një koncert në Brazil, një shtet që vazhdon të mbaj qëndrim negativ për pavarësinë e Kosovës e i cili nuk i njeh as pasaportat, e për të shmangur këtë ai ishte paisur me pasaportën shqiptare në tetorin e vitit 2016.

E fundit është këngëtarja Lindita Halimi, ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision” i cili mbahet në një shtet që nuk i njeh fare pasaportat kosovare, edhe pse jeton në Amerikë dhe ka dokumente amerikane të nevojshme për udhëtim, Lindita ka vendosur që të merr pasaportën shqiptare, shkruan Magazina.al

Kështu deri sa artistët dhe këngëtarët po gjejnë rrugë për të dalë nga izolimi, qytetarët kosovarë vazhdojnë të kenë sytë nga liberalzimi i vizave që po duket ende të jetë ende larg.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com