Këndi Amerikan në Bujanoc shënoi përvjetorin e 10

0

Me rastin e 10 vjetorit të hapjes së Këndi Amerikanë në Bujanoc, të mërkurën në solemnitet ka marrë pjes Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i akredituar në Beograd Majkëll Kirbi, Kryetari i Komunës Nagip Arifi, përfaqsuesit e ushtris së Ohajos dhe mysafir të tjerë.

kendi amerikan

Me këtë rast Amasadori Kirbi tha se, për punën 10 vjeçare të Këndit Amerikan unë falemderoj mikun tim kryetarin Nagip Arifi, po ashtu falemderoj punëtorët në këtë kënd që kanë treguar sukses gjatë tërë kësaj kohe. Ju të gjithë që jeni punonjës në këtë kënd me punën tuaj keni treguar shumë për kulturën dhe gjuhën e vendit tim, ju keni arritur që ta forconi lidhjen mes Amerikës me Sërbis, tha mëtej Kirbi. Në fund Ambasadori i shtetev të Bashkuara të Amerikës falemderoj të gjithë ata që kotribuan për ti ndihmu refugjatët. I pari i komunës së Bujanocit kryetari Nagip Arifi tha se, 10 vjet më parë kur nisëm hapjen e këndit amerikan të gjithë shtronin pyetje se çka është duke ndodhur por ja ku jemi dhe sot pos ambasadorit Kirbi të pranishëm kemi dhe përfaqsuesit nga ushrija e Ohajos. Këndi Amerikan ka mundsuar që përmes punës së vet ti njoftoj qytetarët e komunës Bujanocit me kulturën dhe historin Amerikane. kendi 2Lidhur me hapjen dhe punën 10 vjeçare të këtij këndi koordinatori Berat Idrizi tha se, fal angazhimit të kryetarit të komunës ne jemi ktu ku jemi, gjatë këtyre 10 vjetëve kemi bibliotekën, kemi pasur aktivitete të ndyshme projekte dhe programe për të gjitha grupmoshat të të trija nacionaliteteve. E gjithë puna që është bërë ka pasur si qëllim paqën, punën, kreativitetin dhe mësimin e gjuhës Amerikane, tha Idrizi. Projektin e fundit Këndi Amerikan që e ka realize ka qenë ndihma për refugjatë, ku me këtë rast Ambasadori Kirbi dhe kordinatori Idrizi ndanë mirnjohje për donatorët, që kanë ndihmuar me ushqim, veshmbadhje dhe gjëra tjera të nevojshme për refugjatët. Ndërsa nga Këndi Amerikan iu nda një dhurat simbolike edhe vetë Ambasadorit Kirbi. Në fund të solemnitetit u shtru një koktej ku edhe u bë prerja e tortës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com