Këshilli komunal subvensionet e duhanit ia ndanë prodhuesve e jo pronarëve të parcelave

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sot ka nënshkruar fletpagësat për subvensionimin e prodhuesve të duhanit në komunën e Bujanocit. Këtë vit në komunën e Bujanocit kanë qenë të mbjellur me duhan 100 hektar, nga 191 kultivues prej tyre vetëm 3 janë të nacionaleitetit serb, të tjerët janë shqipëtarë.

duhani

Në seancën e kaluar të këshillit u vendos që për 191 kultivues të duhanit të ndahen mjete me vlerë prej 4 milion dinarë. Sot kryetari i komunës Nagip Arifi ka nënshkruar urdhëresat për pages, dhe nga dita e nesërme të gjith prodhuesit e duhanit mund ti tërheqin parat nëpër kontot e tyre. Mjetet janë ndar sipas hektarëve tha kryetari i Komnunës Nagip Arifi. Me këtë rast kryetari Arifi sqaroi se mjetet nuk janë ndar për pronarët e parcelave por për prodhuesit, pasi që tek ne, ka shumë banorë të cilët nuk posedojnë toka për kultivimin e duhanit dhe e vetmja mundësi për ta është huazimi, dhe në këtë mënyr vitin e kaluar ka patur mosmarveshje në mes të pronarëve të parcelave dhe prodhuesve të duhanit. Këtë vit këhsilli komunal e ka zgjidhur këtë problem, duke ia bërë pagesën drejtpërdrejt prodhuesve të duhanit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com