KBI organizon aksion humanitarë për Ramil Aliun

0

Ditëve të fundit janë ndërrmarë disa aksione humanitare për ti ndihmuar materjalisht Ramil Aliut, nga Bujanoci i cili vuan nga një sëmundje e veshit për disa vite dhe ka nevojë për operim. Sot Departamenti i të rinjëve dhe gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, ka organizuar shitjen e ëmbëlsirave, mjete të cilat do ti dedikohen operimit të Ramilit. Me aq mundësi sa kishin qytetarët iu përgjigjën organizimit duke dhuruar të holla në këmbim të ëmbëlsirave.

Ndihma 2

Pos qytetarëve ndimës humanitare iu përgjigjën edhe deputetët kosovarë që ishin sot në vizitë në komunën tonë, së bashku me ta ishte edhe kryetari i asamblesë komunale të Bujanocit Junuz Musliu, njëherit kryetarë i KKSH-së Me këtë rast Kryetari i departamentit të të rinjve Nevzad Lutfiu tha se, “ne çdo herë do të mundohemi që ti dalim në ndihmë të gjith atyre që kanë nevoj”, duke shtuar se qytetarët e komunës së Bujanocit janë shuëm human dhe secilit organizim i përgjigjen pozitivisht.

Ndihma 1 Qytetarët e komunës sonë jo vetëm se dhan kontributin e tyre me aq sa kshin mundësi, por bënë apel që të gjithë qytetarët tjerë të kontribojn dhe ta ndihmojn Ramilin. Ndërsa të premten më 13 mars, në Bujanoc tek Shtepia e Kulturës me fillim në ora 18:00 do të mbahet Koncert humanitar nën moton “TA NDIHMOJM RAMILIN” ku do të marrin pjes artist të njohur nga Lugina dhe nga Kosova pjesmarrës dot të jen; Dj Protone, Tarabuka Band Dj Star, Xhim Presheva, Leotrim Kastrati, Nefail Ibrahimi, Shkelqim Kosova, Arben Saqipi, Eroll murati. Hyrja do të kushtoj 100 Dinar të gjitha të hollat do të mlidhen do të shkojn në llogari të Ramilit për shërimin e tij. Sipas përfaqësuesve të këshillit organizativ për grumbullimin e mjeteve nga shkolla fillore Naim Frashëri, mjetet e nevojshme për operacionin e rastit të Ramil Aliu, përafërsisht nevojiten rreth 10 mijë euro. Ramil Aliu vuan nga një sëmundje e veshit, ku para disa viteve ka patur 4 ndërhyrje kirurgjike të një pasnjishme në Beograd, pastaj ka pasar prap një ndërhyrje në Gjermani dhe dy muaj më parë iu nënshtrua prap një operacioni në Turqi, ndërsa tani ka njevoj për një ndërhyrje në veshin tjetër./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com