KBI nga Bujanoci viziton Lagjen e Trimave në Kumanov, dërgon ndihma me vler 2.250 euro (Foto)

0

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc solidarizohet me lagjën e Trimave në Kumanovë. Me iniciativen e KBI-së Imamët e komunës së Bujanocit dhe me ndihmën e xhemateve te tyre nëpër xhamit kanë tubuar 2.250 euro

10

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc në krye me kryetarin Sulejman ef.Fejzullahu dhe bashkpunëtorët e tijë dje vizituan zonën e shkatërruar nga aksioni policor në lagjen e Trimave në Kumanov. Kjo bashkësi javë më parë ka marrë iniciativ që të grumbulloj mjete për ti ndihmuar vllezërit nga Kumanova. Parat e grumbulluara nga xhematet e xhamive që u tubuan në ditën e Xhuma me iniciativën e Imamëve të autorizuar nga Këshilli i Bashkësis Islame me vlerë 2.250 euro iu dorzun arkatarit të muftinis së Kumanoves, tha kryetari i Këshillit të Bashkësis islame Sulejman Fejzullahu. 6Kryetari i këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc me anëtarët e këshillit vizituan të gjitha shtëpit e dëmtuara dhe takuan disa banor të lagjes, Fejzullahu tha se, ishte një tmerr, përsëafërmi pam pamje tmerruese shtëpi të shkatërruara totalisht, familjar të trishtuar e të piklluar nga tragjedia që u kishte ndodhur. Fejzullahu tha se, grumbullimi i mjeteve ishte një shumë e vogël simbolike, mirpo sadoku do mjafton sepse ne kemi ndar dhimbjen me ta dhe u solidarizuam me vllezërit nga Kumanova. 8Fejzullahu i falemderoi të gjith besimtarët që kanë ndarë mjete për ti ndihmuar vllezrit në Lagjen e Trimadhe, duke u lutur që askush më të mos përjetoj ngjarje të tilla. Fejzullahu në fund tha se, ne e kemi obligim moral, fetarë dhe kombëtarë që ti ndihmojm nevojtarët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com