KBI grumbullon ndihma për familjet e dëmtuara në Kumanovë

0

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc sot ka organizuar ndihmat nëpër xhamitë e Komunës se Bujanocit, pas namazit te xhumasë te cilat u dedikohen familjeve te dëmtuara në lagjen e trimave ne Kumanove.

KBI

Kryetari i Këshillit të Bashkëisë Islame në Bujanoc Sulejman Fejzullahu tha se, ky aksion humanitar ka për qëllim solidarizimin ndaj familjeve të dëmtuara dhe në këtë mënyrë do ti mbështesim vëllezërit tanë. Pas namazit të xhumas nëpër të gjitha xhamit e vendbanimeve të komunës së Bujanocit janë tubuar mjete në të holla të cilat dot grumbullohen dhe dot dërgohen në Kumanov në shenjë solidarizimi, përfundoi Sulejman Fejzullahu kryetar i KBI-s në Bujanoc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com