Katër të vrarë për një shpullë!

0

Katër të vrarë për një shpullë!

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për vrasjen e katër personave më 4 nëntor të këtij viti, krim për të cilin tashmë akuzohet Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani.

Sipas hetimit të Prokurorisë, Xhuvani është përgjegjës për vrasjen e katër personave mëngjesin e 4 nëntorit në lokalin “Ante Grand”, në pronësi të Xhelo Vasjarit. Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi një prej viktimave, Edi Jaho, qëlloi me pëllëmbë në banak një nga personat me të cilët shoqërohej Xhuvani në momentin e ngjarjes.

Në ngjarje mbetën të vrarë Edi Jaho, miku i tij Enea Xhaj, tregtari italian Xhamapaolo Azola, si dhe miku i Xhuvanit, Arbër Demiraj – djali i ish-kryeprokurorit të Apelit të Tiranës, Arbër Demiraj.

Sipas hetimit të Prokurorisë, pas konfliktit Xhuvani ka dalë nga lokali bashkë me djalin e ish-prokurorit dhe pas pak momentesh ata janë futur në lokal me armë në duar. Xhuvani qëlloi në drejtim të Jahos dhe Xhajit. Nga të shtënat mbetën të plagosur rëndë dhe më pas vdiqën edhe Xhamapaolo Azola, si dhe miku i Xhuvanit, Arbër Demiraj. Të dy këta dyshohet se janë vrarë aksidentalisht. /SHO/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com