Katër marinsa të vdekur nga një sulm me armë në Amerikë

0

K​atër marinsa të Ushtrisë Amerikane, kanë mbetur të vrarë dhe të tjerë të lënduar në një incident ku pati të shtëna armësh në qytetin Chattanooga në Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

83705358-ac96a0ad-a051-49dd-afb8-44abbb905066

Të shtënat kanë filluar në një qendër rekrutuese ushtarake të quajtur Navy Reserve duke vazhduar në disa pjesë të tjera të qytetit Chattanooga.

Në mesin e të lënduarve është një polic, kanë bërë të ditur oficerët e autoriteteve të rendit.

Dorasi nuk është identifikuar por është konfirmuar se ai ka mbetur i vdekur pasi është neutralizuar, raporton ABC neës, transmeton Klan Kosova.

Oficerët e policisë nuk e kanë bërë të ditur mënyrën se si ka vdekur ai që ka shkaktuar vdekjen dhe lëndimin e disa personave.

Deri në këtë pikë, nuk ka dyshime se ky sulm ka të bëjë me terrorizëm, kanë deklaruar zyrtarë federalë për mediat amerikane.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com