Kartoni i gjelbër, Viets premton mbështetje

0

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelica Viets, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur dhe promovuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

fotoNë një takim që ajo ka pasur sot me përfaqësuesin kosovar në bisedimet e Brukselit për lirinë e lëvizjes, Rrahim Pacolli, ambasadorja ka premtuar se këtë çështje do ta diskutojë edhe me diplomatët e tjerë të Komisionit Evropian.

Ambasadorja Viets u njoftua edhe për faktin që Byroja Kosovare e Sigurimeve i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara paraprakisht nga Këshilli i Byrove për të qenë pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Ndërsa në këtë takim Pacolli ka kërkuar përshpejtim të këtij procesi, pasi që, sipas tij, kjo mundëson lehtësimin e lëvizjes për bashkatdhetarët, në veçanti numrin e madh të tyre që jetojnë në Gjermani.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com