Kartonët e verdhë vendosën se kush kalon tutje në Grupin H
16:11 | 28 Qershor 2018
Kanë përfunduar ndeshje e Grupit H.

Kolumbia dhe Japonia kanë kaluar në 1/8 e finales, ndërsa janë eliminuar Senegali dhe Polonia.

Kolumbianët arritën që t’i mposhtin senegalezët me rezultat minimal 1 me 0, nga ana tjetër Polonia ka shënuar fitore ndaj japonezëve, përcjell ORAinfo.

Kolumbia është renditur e para në Grupin H me gjashtë pikë, ndërsa Japonia dhe Senegali nga katër pikë, por që japonezët kaluan tutje për shkak se senegalezët kishin kartonë të verdhë më shumë, e në vendin e fundit Polonia me tri pikë./ORAinfo/

Alesia Bami
S