Kartëmonedhat false alarmojnë policinë e Gjilanit, kapet një shqiptar nga Bujanoci

0
Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar përmes telefonit një informatë nga një shitore këtu në Gjilan se një person posedon një kartëmonedhe në vlerë prej (100) njëqind €, që besohet të jetë e falsifikuar. Njësitet patrolluese policore me urgjencë kane dal ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari Shqiptar shtetas i Serbisë me banim nē komunën Bujanovc Republika e Serbisë, ka tentuar që t`i vë në qarkullim një kartëmonedhe në vlerë prej 100 € në një market ushqimor këtu në Gjilan.
Police
Gjatë kontrollimit të kartëmonedhës nga ana e pronarit të marketit, i njëjti kishte dyshuar në kualitetin e Kartëmonedhës dhe i kishte njoftuar Policinë, të cilët menjëherë kishin dalur në vendin e ngjarjes, me ç`rastë kanë konfiskuar kartëmonedhën e dyshuar dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin për në stacion policor në Gjilan.

Me rastin kanë filluar të merren njësitet Kundër Krimit ekonomike që veprojnë nē Gjilan, ku para se ta intervistoj të dyshuarin e ka kontrolluar dhe gjatë kontrollimit tek i njëjti në xhepin e tij është gjetur edhe një kartëmonedhe tjetër prej 100 € e cila është konfiskuar me dyshimin si e falsifikuar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe në bazë të fakteve tê qëndrueshme, dyshohet të jetë i involvuar në ketë vepër penale.

Ai është arrestuar me aktvendim të prokurorit dhe është ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan për 48 orë.

Policia e Kosovës i ka të evidentuara edhe se paku tri raste të tentimit që të vihen në qarkullim kartëmonedha që dyshohet të jen të falsifikuara këtu në Gjilan nëpër pika të ndryshme tregtare.

Megjithëse janë raste tê izoluara dhe qe një kohë nuk ka pas ankesa të kësaj natyre qytetaret thirren që çdoherë para çfarëdo këmbimi tê jen të kujdesshëm dhe t`i kontrollojnë kartëmonedhat, në mënyrë që mos të dëmtohen ekonomikisht, dhe në çdo rrethanë ta thërrasin Policin e Kosovës në mënyrë që t`i parandalojmë këto veprime të pa ligjshme dhe të dëmshme për qytetar.

Rasti është nen hetime aktive nga ana e Policisë së Kundër Krimeve Ekonomike qê veprojnë në Gjilan ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com