KARAXHIQ DORËZOHET: NUK MUND TA PENGOJMË MË KOSOVËN

0

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq, e pranon se pengimit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA po i vjen fundit.

20150325222736806620

“Federata e Futbollit e Kosovës po punon me të gjitha forcat për t’u pranuar, e për këtë dhe për disa çështje tjera kam biseduar me Blatterin. Do të takohem sërish me Blatterin në mesin e muajit prill rreth Kosovës, por edhe për disa çështje tjera”, u ka thënë Karaxhiq mediave serbe pas kthimit nga Kongresi i UEFA-s. Sipas tij tashmë Federatës së Futbollit të Serbisë iu ka zvogëluar dukshëm hapësira manovruese sa i përket Kosovës. “Situata është komplikuar, ngase federatat e tjera dhe Komiteti Olimpik janë pranuar. Askush me marrëveshjen e Brukselit nuk guxon të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, edhe pse Federata e Futbollit që dy vjet e gjysmë u ka rezistuar presioneve dhe në këtë na ka mbështetur edhe UEFA, kurse kemi pasur mirëkuptim edhe nga njeriu i parë i FIFA-s, Sepp Blatter. Këto presione vijnë kryesisht nga shtetet që e kanë pranuar Kosovën. Nuk e ka lehtë as Blatteri, pasi janë vende të mëdha, aleatë të mëdhenj”, ka shtuar Karaxhiq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com