Karatistët e Preshevës kthehen me medalje nga Turniri i Tetovës

0

Më 29 Nëntor, me ftesen e Federates se Karates Shqiptare dhe Federates se Karates se Kosoves , Klubi i karatesë Lions nga Presheva mori pjesë me 8 garues në Turneun Mbarkombetare, qe ishin te ftuar gjitha trojet shqiptare me 8 Garues: Arta Kadriu, Arian Pajaziti, Argjent Esati, Edon Ramadani, Bardhyl Sahiti, Egzon Ajdini, Arianit Keka, Hamdi Halimi.

Nga këta garyes,  5 nga ta dolën në vende të III-ta dhe 3 në vendet e II-ta.

karatistet

Siç referohen trajneri i klubit për Presheva.com, Rijad Ajeti, “këtu nuk ka të ndalur”, kjo nuk do të jetë sfida e tyre e fundit, andaj me 7 Dhjetor u mbajt Turneu nderkombetare ne “Tetova Open 2014″ në Tetovë , këtu me 7 garues: Arta Kadriu, Anesa Jakupi, Elza Halimi, Milot Jahiu, Arian Pajaziti, Etrit Jahiu, Laurant Nuhiu.

Karatistët preshevar përsëri 5 nga këta dolën në vende të III-ta dhe 2 në vendet e II-ta.

kr

“Për neve, nuk është asnjëherë humbje. Ne besojmë në vetvete, dhe sigurisht që do punojmë që të arrijmë sa më lart. Ne presim dhe më shumë suksese dhe medalje në vendin tonë sepse këta garues vërtetë jan ambasadore të keti vendi dhe kanë një shpirt luan brenda tyre.  Do kishim kërkuar ndihmë nga disa Afarist tanë ku do që janë, për sponzorizim të Klubit tonë ta mbeshtesin, dhe me tutje ne Turnet te ndryshem Europian dhe Botëror Shpresojm që do kemi mbështetje edhe nga Komuna e jon e Presheves që të ndaj nje fond per Klubin tone qe te vazhdojmë më tutje” ka thënë për presheva.com, trajneri Ajeti.

KKLions-04

Klubi i Karates ” Presheva Lions”, u themelua në vitin 2007. Interesi për Karate, sa vjen e rritet. Gjatë këtyre viteve, ne asnjëherë nuk jemi dorëzuar por kemi vazhduar vetëm përpara.

Këtë vit, jo vetëm se u mbajt Turneu nderkombetar ” Presheva Open 2014″ ,i treti me rradhë, tash me dhe tradicional qe do mbahet cdo vit ,garuesit vazhduan me pregaditje intenzive per Turnet qe do presin pa me dyshje suksesi ishte i garantuar.

“Ne si një klub, ju premtojmë se nuk do t’ju zhgënjejmë, dhe ju siguroj që do ketë kampionë Lugina e Presheves” ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com