Karaqeva sërish proteston në mbrojtje të vijës kufitare

1
Gjilan – Rreth 3200 banorë të Karaqevës tashmë kanë vendosur që më 19 shtator të mbajnë një protestë paqësore në mbrojtje të vijës kufitare. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se kjo protestë është përkrahur edhe nga partitë politike, OJQ dhe fshatrat përreth. Në protestë është e ftuar edhe Atifete Jahjaga dhe të gjithë liderët politikë të cilët po shtyhen çdo ditë për fotele, por jo edhe për të mbrojtur kufijtë e Kosovës shprehet Lenjani.
Më 19 shtator duke filluar nga ora 14.00 banorët e Karaqevës së Epërme dhe asaj të Poshtme kanë marrë vendim që të organizojnë një protestë paqësore në mbrojtje të vijës kufitare dhe kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha se protesta është përkrahur edhe nga partitë politike, OJQ-të dhe njerëzit me ndikim në jetën politike. “Ne nuk do të dorëzohemi sepse kjo protestë tregon vendosmërinë tonë që me asnjë çmim mos ta lejojmë xhandarmërinë serbe të futet në Kosovë sa herë të ketë dëshirë. Në protestë është e ftuar edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe liderët tanë që po bëhen copa për një karrige, por nuk po bëjnë asnjë përpjekje që ta mbrojnë kufirin e Kosovës” thotë me ironi Lenjani.

Lenjani tha se për protestën është njoftuar edhe KFOR-i, policia dhe organet komunale. “Protesta është paqësore dhe synim kryesor ka vetëdijesimin e të gjitha institucioneve kosovare për rrezikun që po i kanoset kësaj pjese të Kosovës. Banorët e Karaqevës e kanë humbur durimin pas provokimeve të vazhdueshme të xhandarmërisë serbe, e cila provokon banorët e brezit kufitarë tha Lenjani” raporton rajonipress.

Lenjani tha se Karaqeva nuk po e mbron vetëm hisen e vet, por po vihet në mbrojtje të vijës kufitare administrative të Kosovës e njohur edhe ndërkombëtarisht. “Kjo vijë kufitare disa herë është atakuar nga xhandarmëria serbe e cila me provokimet e saja të përditshme ka arritur që të largoj nga ky fshat shumë familje shkaku i frikës dhe i pasigurisë” tha Lenjani./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. shpat kastrati on

    Nvend SE ti merrni armer dhe ta shpordhni shkaun nga aty ju bani hajgare me popullin ju sdoni astjeter POS popullaritet Leni me kto gjera ka kaluar koha e popullisteve.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com