Karaqeva: “Mos i ktheni familjet kosovare që po migrojnë nga zori”

0
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë duke parë se kohëve të fundit nga ky fshat kanë migruar shumë familje për në vendet e BE-së u ka shkruar këtyre shteteve duke filluar nga Angela Merkel duke kërkuar nga ajo mirëkuptim për familjet nga brezi kufitar siç është Karaqeva që mos t`i kthejnë dhunshëm në Kosovë. Ato familje që kanë marrë guximin dhe të ecin nëpër zonat kufitare në një temperaturë -18 gradë vërtet kanë pasur një hall dhe zor të madh ka shkruar Lenjani.
karaqeva_kamenice-480x330
Selver Lenjani ndonëse po trishtohet nga ikja e familjeve të shumta nga Karaqeva, Hogoshti, e fshatrat e tjera të Kamenicës, megjithatë duke ditur gjendjen e këtyre familjeve ka marrë guximin dhe u ka shkruar vendeve të BE-së e në veçanti kancelarës Angela Merkel nga e cila kërkon mirëkuptim për familjet që kanë fëmijë me vete. “E nderuara Merkel ju lutem keni mirëkuptim për familjet që kanë me vete fëmijë sepse askush nuk do ta rrezikonte fëmiun në një temperaturë -18 gradë dhe të kalonte zona kufitare të rrezikshme. Këto familje kanë një hall dhe një zor të madh që kanë marrë këtë rrugë” ka shkruar Lenjani, raporton rajonipress.
00_12_1420959379614421122
Lenjani u ka shkruar dhe u ka përkujtuar shteteve të BE-së rreziqet nga pasiguria dhe papunësia e madhe që mbretëron në Kosovë. “Nëse këto familje do të ktheheshin dhunshëm atëherë do të ishte vdekje për së dyti për ta sepse do ktheheshin të varfër dhe me shpresa të humbura. Trajtoni me kujdes dhe keni mirëkuptim” ka thënë Lenjani.

Lenjani thotë se ndihet i befasuar nga disa politikan e intelektual me ndikim që kërkojnë të kthehen këto familje. “Politikanët nuk kanë faj sepse i kanë nga 7 e 8 rroga dhe nuk brengosen për fukarallëkun e popullatës” ka thënë Lenjani. /rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com