Karaçeva nën kontrollin e xhandarmëris serbe

0

Fshati shumë i përfolur që shtrihet përgjat brezit kufitarë me Kosovën, Karaçeva tashmë nuk do të jetë nën mbykqyrjen e policisë së Kosovës, kështu ka vendosur KFOR, raporton BujanociNet.

karaqeva

Banorët e këtij vendbanimit etnikisht të banuar me shqiptarë në shumë raste janë përballur me patrullat e xhandarmërisë serbe të cilat i kanë shqetësuar vendasit, por tash si duket ato do ti shohin edhe më shpesh, ngase policia e Kosovës me vendim të KFOR-it do ta ketë të ndaluar të hyjë në këtë vendbanim i cili deri para 2 ditëve konsiderohej si pjesë e R.Kosovës. Banorët e Karaçevës me të marrë këtë lajm kanë reaguar ndaj insitutucioneve të vendit duke kërkuar që sa më parë të gjejnë një zgjidhje në të kundërtën do ti braktisin shtëpitë e tyre. Siç ka mësuar BujanociNet, nga burimet e sigurta, aktualisht ky vendbnim është nën kontrollën e askujtë, por, meqë KFOR-i ia ka ndaluar policisë së Kosovës patrullimin në këtë zonë, xhandarmëria serbe do ta kenë edhe më të lehtë për të hyrë me automjetet e tyre për të patrulluar zonën./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com