Kapet shtetasi maqedon me barëra anabolik në kufirin e Preshevës

0

Në vendkalimin kufitar të Preshevës doganierët në bagazhin e një veturë që po drejtohej nga një shtetas maqedon, në kuti me krem-banane kanë gjetur një sasi të madhe të anabolikëve, supstancë që përdoret tek sportistët që merren me bodibillding.

barnat

Siç thuhen në njoftim të doganës për medie, doganierët kanë gjetur 1240 tableta “Klenbuterol” që shëron astmën dhe vështirësi në frymëmarje, si dhe tableta “T3 Unipharma”, hormon i tiroideve që përshpejton metabolitmin dhe rrit humbjen e dhjamit.

Anabolik-1

Udhëtari kishte deklaruar që paketi me ushqime ka qenë i paketuar nga tezja e tij për një person që jeton në Zvicër, dhe se ai nuk ka e ka kontrolluar se çfarë ka në kuti, thuhet në njoftim të doganës, transmeton presheva.com.

Kjo nuk e ka liruar nga përgjegjësia për veprën penale.

Në doganë thonë se në shtet nuk mund të bartet një sasi e tillë e barnave për nevoja personale, pasi barërat mund të transportohen vetëm nga distributorë të autorizuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com