Kapet preshevari me 25 migrantë në Nish e Leskoc
15:03 | 19 Gusht 2016
Në rrethinën e Nishjit dhe Leskocit, policia dhe ushtria në aksion të përbashkët kanë kapur 2 persona që kanë tentuar të transportojnë 30 migrantë. Në aksionin e Nishit, në kombi “Opel” me shofer nga Preshea kanë gjetur 25 migrantë, ndërsa në afërsi të Leskocit është arrestuar një qytetar nga Vranja me 5 njerëz migrantë. Personave që kanë tentuar të trafikojnë migrantë iu është caktuar paraburgim prej 30 ditëve, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë Jovan Krivokapiq.

Alesia Bami