Kapet polici që kultivonte kanabis në kopshtin e tij

0
canabis.png

Një polic nga kantoni Baselland është arrestuar nga kolegët e tij pasi që është zbuluar se në shtëpinë e vet po kultivonte drogë të llojit kanabis. Ata kishin gjetur te ai një kopsht të mbyllur me rrënjë klanabisi, të instaluar në mënyrë mjaft profesionale. Siç ka deklaruar një zëdhënes policie, janë konfiskuar rreth 90 rrënjë.

Bastisja e shtëpisë së policit kishte ardhur si rezultat i indicieve konkrete, shkruan blick.ch. Polici është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.

Prokuroria Publike për Basel-Lanschaft ka ngritur një kallëzim penal kundër policit me dyshimin se ka bërë shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike. Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetimet .

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com