Kapet një tjetër peshkaqen në bregdetin shqiptar
10:02 | 29 Maj 2015

Një peshkaqen ka rënë në rrjetat e një grupi peshkatarësh në Patok të Kurbinit. peshkaqeni Mëngjesin e kësaj të marte, ata e kapën dhe nxorën në breg grabitqarin e detit rreth 3 metra të gjatë, që peshonte më shumë se 100 kilogramë. Peshkatarët thonë se kjo është hera e parë që shikojnë në ujërat e kësaj zone një specie të këtij lloji dhe me përmasa të tilla. Por ndërkohë prania e peshkaqenëve vitet e fundit është shtuar në bregdetin shqiptar, ndonëse pa paraqitur rrezik për pushuesit gjatë sezonit veror. /Vizion Plus/
Françeska Jaçe