Kapet në Morinë kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht

0

Shtetasi kosovar Ferid Toska,i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe ndaluar sot në pikën kufitare të Morinës.

kapet-n-euml-morin-euml-kosovari-i-k-euml-rkuar-nd-euml-rkomb-euml-tarisht_hd

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit shqiptar, e cila sqaron se ndalimi është bërë në pikën e kalimit kufitar Morinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri.

Nga ky verifikim u kap shtetasi kosovar Ferid Toska, vjeç 48, banues në Pejë, pasi ishte i shpallurnë kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë Itali, për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Gjithashtu policia njofton se, po në pikën e kalimit kufitar Morinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë , gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri, u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza, vjeç 45, banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e “Bashkëpunim në organizatë kriminale”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com