Kapet “jashtëtokësori” që bëri bujë në internet (Video)
10:00 | 08 Prill 2015

Dy muaj pasi krijesa e çuditshme u zbulua në një xhungël, u bë e mundur kapja e saj. Një video e regjistruar në Borneo, nisi aludimet për ekzistencën e një krijese jashtëtokësore. jasgtoksori Gjetja e kësaj krijese pas muajsh të tërë kërkimesh, u bë e mundur vetëm pesë ditë më parë, më 2 prill. Në fakt u zbulua se ishte një lloj i veçantë kafshe, i quajtur Ariu i Diellit, ku sipas veterinerëve vuan nga një sëmundje e rrallë. Kjo kafshë mbrohet në zonën Borneos, pasi është shumë e veçantë. https://www.youtube.com/watch?v=OY5jQ99-Eks Anëtari i organizatës për mbrojtjen e kafshëve, Nickson Robi, tha për Bornero Post se ariut po i ofrohet ndihmë mjekësore. “Ariu tashmë është në njëvend të sigurt. Ai është i frikësuar dhe agresiv, gjë që nuk është e çuditshme pas gjithë asaj që ka përjetuar, por tani po merr ndihmën e nevojshme. Sapo e kemi sjellë në qendër. Veterineri do ta kontrollojë për të zbuluar sëmundje”, tha Robi. https://www.youtube.com/watch?v=_gV-bJMPbE8
Aurela Hoxha