Kapet grupi i trafikantëve të armëve për Siri

0

Kapet grupi i trafikantëve të armëve për Siri

Policia zbuloi në Shijak një arsenal armësh luftarake dhe vuri në pranga 8 persona, pjesë e një grupi që dyshohet se trafikonte armë luftarake në Siri.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa bëri të ditur se operacioni i koduar “Armëtari” u finalizua me sukses pas një hetimi të detajuar, nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Sami Mema, 44 vjec, me banim në Shijak, Artan Aruci, 42 vjec, banues në Shijak Durrës, Alban Mancja, 29 vjec, banues në Durrës, Hergi Buli, 18 vjec, banues në Shijak, Festim Mema, 19 vjec, banues në Shijak, Shkëlqim Varaku, 44 vjec, banues në Shijak Çlirim Xhaja, 39 vjec, banues në Tiranë, Ervin Xhaja 28 vjec, banues ne Tirane, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se arsenali i armëve u zbulua në Shijak, ku policia sekuestroi 6 armë zjarri automatike tip kallashnikov; 1 pistoletë model TT; 5 pistoleta miniblow; 1 automatik tip skorpions me silenciator;  5 granata ; 2 arme gjahu tip Shotgan si dhe Sasi e konsiderueshme fitila zjarrpërcjellës dhe municioni.

Ndërkohë policia po punon për të zbuluar persona të tjerë që mund të kenë lidhje me grupin e trafikut të armëve luftarake.

DEKLARATA E PLOTE E DREJTORIT ARDIAN CIPA
Policia e Tiranës përkatësisht Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ne bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, bënë të mundur realizimin me sukses të operacionit “Armetari”, dhe goditjen e një grupi kriminal për trafikim ndërkombëtar të armëve dhe municionit.

Gjatë hetimit intensiv te veprimtarise kriminale te ketij grupi kriminal, është realizuar identifikimi, dokumentimi dhe arrestimi ne flagrance i 8 shtetasve:
• Sami Mema, 44 vjec, me banim në Shijak,
• Artan Aruci, 42 vjec, banues në Shijak Durrës,
• Alban Mancja, 29 vjec, banues në Durrës,
• Hergi Buli, 18 vjec, banues në Shijak,
• Festim Mema, 19 vjec, banues në Shijak,
• Shkëlqim Varaku, 44 vjec, banues në Shijak
• Çlirim Xhaja, 39 vjec, banues në Tiranë,
• Ervin Xhaja 28 vjec, banues ne Tirane

Si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas bashkëpunëtore në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar me cilësinë e provave materiale:
• 6 armë zjarri automatike tip kallashnikov;
• 1 pistoletë model TT;
• 5 pistoleta miniblow;
• 1 automatik tip skorpions me silenciator;
• 5 granata ;
• 2 arme gjahu tip Shotgan si dhe Sasi e konsiderueshme fitila zjarrpërcjellës dhe municioni.

Hetimi e goditja e grupit kriminal të sipërpërmendur është realizuar duke aplikuar format dhe metodat speciale te hetimit duke dokumentuar ne kete forme linjen e trafikimit të armëve dhe municionit. Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com