Kapet grupa e organizuar shqiptaro-serbe e kontrabanduesve të drogës

0

 

droga

Pjestarët e policisë dhe shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me gjyqin për krim të organizuar në vazhdimësinë e operacionit “Therra” kanë ndaluar zinxhirin e kontrabandimit të marihuanës dhe kanë konfiskuar 16 kilogramë marihuanë duke arrestuar grupën prej 6 antarëve, njofton policia.

Janë arrestuar:

A.N. (1971) nga Tërrnoci i madh
V.A (1968) nga Tërrnoci i madh
A.A (1972) nga Subotica
B.L (1968) nga Subotica
J.J (1988) nga Knjazhevci
S.B (1969) nga Subotica

Kjo grupë akuzohet për kontrabandim të marihuanës nga janari i vitit 2016 deri me 22 qershor nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës.

Policia të dyshuarit i ka gjetur gjatë shitblerjes rreth 6 kilogram marihuanë në vikendicën në rrethinën e Suboticës, ndërsa me kotrollimin e shtëpisë së S.B kanë gjetur edhe 8 kilogram të tjera të kësaj droge.

Në periudhën e kaluar nga kjo grupë e organizuar janë konfiskuar edhe dy herë nga një kilogram të marihuanës.

Vlera e drogës së gjetur në tregun ilegal kap shifrën prej 20.000 euro.

Gjatë tërë operacionit “Therra” janë konfiskuar 29 kilogram drogë ku janë arrestuar edhe 2 të dyshuar në qytetin e Beogradit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com