Kapet drogë heroinë në Tabanoc në autobusin e linjës Maqedoni – Zvicër

0

Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për tregti të palejuar me drogë në bashkëveprim me Drejtorinë Doganore shkatërroi një kanal ndërkombëtar për kontrabandë me drogë me ç’rast konfiskoi një kilogram e 300 gramë heroinë, ndërsa nga liria janë privuar dy perosna shtetas të Maqedonisë.

Droga

Një sasi droge është gjetur në vendkalimin kufitar Tabanoc autobusin e linjës Strugë – Lucern të Zvicrës, që po dilte nga Maqedonia. Pas kontrollit të detajuar të bagazhit të udhëtarëve, tek një valixhe e shtetasit 54 vjeçar me inicialet A.P është gjetur 1 kg e 300 gram drogë e llojit heroinë, e cila paketuar në 4 paketime të zeza. Ai pas bisedës me policët kufitar ka pranuar se kishte pranuar dërgesën për një shumë parash prej 1.500 eurove deri në Zvicër. Si organizator është dyshuar edhe 35 vjeçari me inicialet M.J nga Gostivari, i cili gjithashtu ka udhëtuar me të njejtin autobus.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com