Kapen dy persona me drogën e fshehur në rrobat e brendshme
15:02 | 09 Korrik 2016
Marihuana dhe ekstazi janë gjetur gjatë kontrollës së rregullt në kufirin për hyrje në Serbi, kur është kontrolluar detalisht vetura e tipit “Subaru” me targa të Maqedonisë, me të cilën kanë udhëtuar shtetas turk dhe një shtetas e Serbisë nga qyteti i Vranjës. Në vendkalimin kufitar të Preshevës këto ditë, në kanë zbuluar sasi të vogla të drogës së fshehur në vende jo të zakonshme. Doganierët kanë gjetur në rroba të brendshme të njërit udhëtar dhe tjetrit po ashtu në të brendshme tri gramë mariahuanë dhe 61 tableta të drogës sintetike ekstazi. Tek mashkulli ishin fshehur 2 gramë marihuanë ndërsa femra kishte fshehur 1 gramë drogë dhe 61 tableta. Të dy personat në deklaratën e tyre kanë shkruar se drogën e kanë blerë për nevoja personale nga persona të panjohur në Shkup dhe Shtip.

Kristin Prengaj