Kapen 8.5 kilogram marihuane, të arrestuar një nga Bujanoci dhe dy nga Subotica
14:49 | 28 Shtator 2017

Policia në Vranjë ka konfiskuar më shumë se 8.5 kilogram marihuanë dhe ka arrestuar 3 persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale. Të arrestuarit janë F.A (1995) nga komuna e Bujanocit dhe S.O (1988) dhe V.S (1987) të dy nga Subotica. Policia marihuanën e ka gjetur gjatë kontrollimit të kombit “Fiat Ducato” në punktin e sigurisë dhe kontrollit në Xhep, komuna e Vlladiçki Hanit. Dyshohet se F.A nga Komuna e Bujanocit i ka shitur drogën dy personave nga Subotica që kanë tentuar ta transportojnë për Suboticë.
Françeska Jaçe