33 persona përfunduan në pranga në Itali, mes tyre edhe disa shqiptarë, pasi iu sekuestruan 3 ton drogëra të ndryshme, heroinë, kokainë dhe marijuanë. Sipas policisë italiane nëse kjo sasi droge që vinte nga Shqipëria, nga Amerika jugore dhe Holanda do të dilte në treg vlera e saj do t’i kalonte 45 milionë euro.
Nga hetimet mësohet se droga dërgohej në Itali përmes anijeve që vinin nga Shqipëria, Amerika Jugore dhe Holanda.
Arrestimet u kryen mëngjesin ë kësaj të hëne nga Guardia di Finanza në Kalabri, Emilia Romagna, Piemonte, Puglia, Basilicata dhe Lombardia. Hetimi i cili zgjati prej 2 vitesh, lidhur me biznesin e fisit Abbruzzese me shpërndarësit e drogës.
Nga operacioni i quajtur “Gentleman” (Zotëri) u arrestuan 33 persona, ndërkohë që u sekuestruan më shumë se 50 milionë euro. Banda mësohet se ishte e lodhur me klanin Zingari di Cassano në Detin Jon, i angazhuar në kontrabandimin e kokainës dhe heroinës.
Droga bëhet me dije se ishte transportuar me anije drejt Italisë, nga Shqipëria, Amerika e Jugut dhe Holanda.