Kapen 20 kg heroinë në Morinë: Droga po futej me kamion nga Kosova (Foto)

0
Një sasi prej 20 kg heroinë është kapur sot nga policia kufitare në Kukës. Droga u sekuestruar në pikën kufitare në Morinë, e cila ishte fshehur në një kamion.
1_598707251
Në kamionin me targë AA 090 IS, i cili drejtohej nga Arben Prendi, 43 vjeç nga Lezha, droga ishte fshehur në kabinën e shoferit. Poshtë krevatit, oficerët konstatuan një valixhe ku fshihej droga.

Sasia prej 20 kg heroinë po trafikohej nga Kosova për në Shqipëri. Grupi hetimor po kryen veprimet dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku, raportojnë mediat në Shqipëri. (INA)

a319

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com