Kaos në disa aeroporte gjermane, Air Berlin i anulon mbi 100 fluturime

0

Agjencia e bankrotuar ajrore e Gjermanisë, Air Berlin, ka thënë sot se ekzistenca e saj po kërcënohet nga një grevë e papritur, pasi sot 200 pilotë nuk janë paraqitur në punë njëkohësisht, duke thënë se janë të sëmurë.

Si pasojë, kjo kompani është detyruar t’i anulojë më shumë se 100 fluturime, përfshirë edhe trans-atlantike, duke shkaktuar kështu kaos në disa aeroporte gjermane, transmeton Express.

Shefi ekzekutiv i Air Berlin, Thomas Winkelmann, i ka akuzuar pilotët se po luajnë me zjarr, sepse fluturimet e anuluara do t’i ushtojnë kompanisë disa miliona euro, dhe do ta bëjnë kompaninë më pak atraktive për blerësit e mundshëm.

Mediat gjermane raportojnë se agjencia është në një mosmarrëveshje me pilotët për transferimin e stafit te pronari i ri. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com