Kanadezët hulumtojnë për Ar në Tullarë të Medvegjës

0

Firma kanadeze “Avala resources” këtë vit do të zhvillojë punime në terren në fshatin Tullarë të komunës së Medvegjës, për kërkim të Arit, njoftojnë nga kompania. Punimet do të jenë të rëndësishme për definimin e zonës së mineralizimit të arit, argjendit dhe plumbit në sipërfaqe, pasiqë ato që janë zhvilluar deri më tani, siç thuhet “kanë dhënë rezultate inkurajuese”.

tullar_hulumtimet“Deri më tani zona e synuar është hulumtuar shumë pak, por këtë vit në plan janë punimet e reja në terren të cilat kanë për qëllim të testojnë zonat paralele dhe në këtë mënyrë të sjellin deri tek rritja e potencialit të zonës hulumtuese”, ka deklaruar menaxheri i hulumtimeve, Xhastin Van Der Torn. Kompania më herët ka bërë të ditur se në bazë të rezultateve të deritanishme të hulumtimeve preliminare, hapja e minierës së parë të arit në Serbi do të kushtonte rreth 177 milion dollarë, njofton mepress.info. Nëse do të realizoheshin planet, në minierë do të mund të punësoheshin rreth 250 punëtorë, ndërsa Republika e Serbisë do të fitonte nga renta e xehës rreth 30 milion dollarë për 10 vjet./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com