Kanadaja i hap dyert për emigrantët

0

Ministri i Emigracionit, Chris Alexander, tha se Kanadaja ka për qëllim të pranojë më shumë se 285 mijë banorë të rinj vitin e ardhshëm, numër ky më i larti  “në historinë e kohëve të fundit”.

Herën e fundit Kanadaja kishte pranuar 280 mijë banorë në vitin 2010.

Një pjesë e madhe, rreth 65 për qind të të gjithë të huajve, do të jenë emigrantë ekonomikë dhe familjet e tyre. Në këtë kategori hyjnë edhe refugjatët e të tjerët, të cilët gjatë viteve të shkuara janë pranuar në

Kanada në bazë të programeve humanitare.

Ministri kanadez tha se qëllimi pasqyron pikëpamjen e qeverisë se imigracioni është vendimtar për prosperitetin ekonomik të Kanadasë.

Objektiv për vitin 2015 për Qeverinë e Kanadasë është të pranojë nga 260 deri 285 mijë emigrantë, thuhet në planin vjetor të emigracionit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com