Kampion në WBC nga sonte është Shefat Isufi nga Tërrnoci

0

Vetëm katër raunde iu deshën Shefat Isufit që sonte të shpallet kampion në versionin WBC duke e mposhtur kundërshtarin e tij, hungarezin Istvan Zeller.

11072012_444814572342297_3263552209846960912_n 

Goditjet e forta dhe të njëpasnjëshme, por pa harruar në asjë moment edhe gardën e shkëlqyer, boksieri profesionist 25 vjeçar nga Tërrnoci i Bujanocit nuk i dha asnjë mundësi kundrshtarit që të shpresojë në fitore. Përveç titullit kampion Mediteran në versionin WBC, Shefat Isufi, na listën e tij të karrierës tani ka radhitur, 16 fitore, prej tyre 11 me nokaut, 2 humbje dhe 2 barazime. Arena e boksit në qytetin Altötting në Gjermani, ishte nikoqire e këtij dueli i cili do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e Shefatit, duke mos harruar edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com