Kameni “mace e zezë” për Barcelonën (Foto)
14:14 | 09 Prill 2017

Kameni është portieri i vetëm që e ka mbajtur shtatë herë portën e pa prekur kundër Barcelonës.

Barcelona ka pësuar humbje 2:0 nga Malaga, duke mos arritur që të shfrytëzojë gabimin e Real Madridit që barazoi 1:1 më herët me Atletico Madridin, shkruan Gazeta Express. Barcelona nuk e pati të vështirë vetëm kundër një mbrojtje tepër të ngjeshur të Malagas, por edhe ndaj portierit Carlos Kameni, i cili gjithmonë ka ditur t’ua vështirësojë jetën lojtarëve të katalanasve, por edhe atyre të Real Madridit në të kaluarën, përcjell Express. Ai në ndeshjen e së shtunës bëri disa pritje fantastike dhe në fund mbajti portën e pa prekur, duke ndihmuar Malaga të fitojë 2:0. Kjo ishte ndeshja e dytë këtë edicion që Kameni e mban portën e pa prekur, pas barazimit 0:0 në “Camp Nou” në ndeshjen e parë dhe ishte ndeshja e shtatë në përgjithësi që Kameni nuk pranon gol nga Barcelona, diçka që nuk e ka arritur asnjë portier më parë. Kujtojmë se pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në kuotën e 69 pikëve, tre më pak se Real Madridi. /Express/
Aurela Hoxha