Kamberi uron nxënësit: “Shkollimi dhe arsimimi i juaj është garancë për të ardhmen tonë”
14:48 | 07 Shtator 2017

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi, ka uruar të gjithë nxënësit që sot kanë filluar procesin arsimor. Kamberi ka shkruar: Nxënës të dashur, Ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor duke ju dëshiruar që sukseset e juaja të jenë të vazhdueshme dhe që këmbëngulësia juaj për të thithur dijen të ju përcjell gjithnjë. Shkollimi dhe arsimimi i juaj është garancë për të ardhmen tonë të përbashkët ndërsa ju jeni shpresa e këtij vendi për atë të ardhme.
Urime fillimi i vitit të ri shkollor. Shëndet dhe shumë suksese.
Françeska Jaçe