Kamberi: takon koordinatorin e agjencionit turk për zhvillim "Tika"
14:19 | 28 Gusht 2017

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, realizoi sot një takim pune me Koordinatorin e Agjencionit turk për zhvillim (TIKA), Mehmet Bayrak. Përfaqësuesit të TIKA-së me këtë rast iu dorëzuan disa projekte konkrete në sferën e bujqësisë dhe infrastrukturës. Takimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve që po bënë Komuna e Bujanocit për të rikthyer investimet e TIKA-së në Bujanoc.
Françeska Jaçe