Lugina pjesmarrëse në seancën solemne të Republikës së Kosovës për nderë të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Foto)

0

Për nderë të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka nisur manifestimet dhe aktivitetet e shumta të cilat po mbahen nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit dhe në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, organizim ky që ka bërë bashkë Qeverinë e Kosovës, Shqipërisë, Politikan nga Lugina, Mali i zi dhe atë nga Maqedonia për të nderuar veprën e heroit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, bashkë me kryetarin e PVD-së, Riza Halimi, po marin pjesë në Seancën solemne për hirë të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mbajt në hapsirat e hapur të Kompleksit së Lidhjes së Prizrenit./BujanociNet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »