Kamberi priti sot në takim menaxherin e projektit Eu Pro, Graeme Tyndall
14:29 | 08 Mars 2018
Eu Pro, Program i ri i cili parasheh 25 milion euro për 99 komuna dhe qytete në vend Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti në takim menaxherin e projektit Eu Pro, Graeme Tyndall, me të cilin bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve në kuadër të këtij programi. Vlenë të theksohet se bashkëpunimi i Komunës së Bujanocit me Progresin evropian (program ky që tani më ka përfunduar) ka qenë frytdhënës dhe se i njejti bashkëpunim do të vazhdojë edhe me programin e ri.

Alba Hoxha