Kamberi në Zvicërr po zhvillon bisedime konkrete me Institutet zvicerrane

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, përsëri ka udhëtuar për në Zvicërr. Ai ka zhvilluar disa takime pune me përfaqësuesit shqiptarë, që tashmë janë pjesë e Instituteve zvicërrane.

Kamberi  vizitën e tij  në Zvicër e ka postuar  në facebook ka shkruar:

Takim pune me Drejtorin e Institutit zviceran i studimeve shqiptare me seli në Lozanë të Zvicrës, Driton Kajtazi, dhe takim me bashkëvendas të komunës së Bujanocit në Avanches.

Gjatë ditës së sotit do të realizohe edhe takime me përfaqësues të shoqatave që veprojnë në Zvicër dhe qytetarëve të Bujanocit që jetojnë këtu.

Nesër me fillim prej orës 15:00, në Hotelin Meirhof, adresa Steinig Strasse 1,8956, në Killwangen, do të mbahet takimi qëndror me qytetarë të Komunës së Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Kjo është vizita e dytë, brenda 6 muajve që kryetari Shaip Kamberi po i bënë Zvicrrës, gjithnjë duke tentuat tërheqjen e investimeve të mërgimtarëve tanë, për në komunën e Bujanocit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com