Kamberi dhe Arifi takohen me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Denis Keefe, në Beograd.

0

Sot ambasadori i Britanisë së madhe, z. Denis Keefe ka pritur në zyrën e tij kryetarin e komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberin dhe kryetarin e komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi.

Kamberi dhe Arifi e kan njoftuar Keefe për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe për ndryshimet politike në vitin e kaluar me ndërrimin e pushteteve lokale në të dya komunat.

Ambasadori Keefe u shprehë i kënaqur me këto ndryshime politike dhe me konstruktivitetin dhe pragmatizmin në zgjedhjen e problemeve teknike dhe politike., ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, ka thënë”Me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Denis Keefe, në Beograd. Fokusimi më i madhë i ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës, qëndrim i yni i përbashkët dhe domosdoshmëri. Vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm.”/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com