Kaluan mijëra kilometra, për tu varrosur nësër në Bujanoc

0

Të premtën më 10 prill pas namazit të xhumasë, në varrezat e qytetit të Bujanocit, do të bëhet varrimi i dy emigrantëve të cilët të dielën në orët e hershme të mëngjesit gjetën vdekjen nga treni në afërsi të fshatit Levosovë të komunës së Bujanocit.

treni

Pas optduksionit të bërë nga mjekët është konstatuar se dy emigrantët të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete, i përkasin konfesionit islam, me indikacione se janë nga Lindja e Mesme (arab) dhe kështu organet gjegjëse kanë kërkuar nga administrata lokale që varrimi të bëhet në varrezat e myslimanëve në Bujanoc. Ceremonina e varrimit do të bëhet në xhamin e qytetit të Bujanocit pas namazit të xhumas, imami i kësaj xhamie Ulvi Fejzullahu, nëpërmjet rrjetit social ka bërë të ditur se, do të ishte mirë që ky varrim të përcillet edhe nga besimtarët e qytetit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com