Kallashi është një (Foto)

0

Kjo është normale, dhe është e vërtetë që njërëzit ashtu mendojnë, por në të vërtetë unë kam vetëm një që e dua.

largea_kalls1430132315
Ajo po i çmend të gjithë, është një fenomen, por që megjithëse ne e ngacmojmë me pyetjet tona, ajo di të japë përgjigje të shkurtëra, por të mençura. Një foto e saj merr mijëra klikime vetëm për pak minuta, prania e saj në klip duke këcyer siç ndodhi në këngën “Hit Hit” me Sabianin dhe Marselin, jo vetëm i dha pamje seksi videos, por e fuqizoi duke e bërë vërtetë super hit. Kjo është vajza me pseudonimin Kallashi, që rrallë flet për media, por ajo për “Bota sot” na tregon jo vetëm për kërcimin e saj, praninë e saj kudo ku ka shqiptarë, por edhe se ka hapur një kurs kërcimi për vajza të reja, si dhe flet për herë të parë për ofertat që i janë bërë Donjeta Kosumit, siç quhet ajo në të vërtetë, nga meshkuj të njohur e të mëdhenj.

“Bota sot”: Ku e kemi Kallashin dhe çfarë është duke bërë tani?

-Kallashin e keni aty ku e kërkojnë dhe e duan në mbrëmje muzikore nëpër të gjitha qendrat e trojeve shqiptare.

“Bota sot”: Nëse dikush të thërret në rrugë me emrin e veërtetë Donjeta, e kthen kokën?

-E kthej se ai është emri im i vërtetë dhe e dua.

“Bota sot”: Po Kallashi tingëllon emër më i fortë, apo më seksi?

-Edhe më i fortë, më luftarak, por jo edhe pa seksi, madje seksi si askush tjetër, Kallashi është një..(qesh).

“Bota sot”: Si askush tjetër në shqiptari, po në botë me kë e kishe krahasuar veten?

-Me askënd tjetër.. veç me Donjetën..(qesh).

“Bota sot”: Të vjen keq kur të krahasojnë me femra të tjera të bukura dhe seksi?

-Pse keq…mirë kur më krahasojnë me t’bukurat.

“Bota sot”: E vërtetë që Kallashi ka hapur një kurs ku mëson vajza të reja se si të kërcejnë dhe kushton shtrenjtë aty?

-Po. Nuk është me rëndësi për mua çmimi i investimit për të krijuar valltare artistike.

“Bota sot”: Ti vetë je mërzitur dhe ke thënë nuk dua më të kërcej?

-Ka qenë nga lodhja e tepërt, e pak kur filluan të ndikojnë edhe thashethemet. E jo s’mund të jetoj pa vallëzim.

“Bota sot”: Po ofertat nga politikanët, biznesmenë, sheikë, kanë qenë vetëm thashetheme?

-Jo të vërteta…dhe shumë të vërteta.

“Bota sot”: Kthehemi te muzika, te kënga, ndonjë të re je duke bërë gati?

-Po po, por e lëmë për surprizë

“Bota sot”: Po duam të dimë a do të jetë duet?

-Jam në përgaditje të klipit tim të ri, po ashtu së shpejti dhe bashkëpunime dhe një tjetër hit.

“Bota sot”: Cilit artist shqiptar, nëse do ta kërkonte për të kërcyer në klipin e tij, nuk do t’i thoje kurrë jo?
-Noizyt.

“Bota sot”: E mashkulli më i bukur shqiptar cili është sipas Kallashit?

-(Habitet)

“Bota sot”: E në botë a është një mashkull që të pëlqen shumë ty?

-Dawayne dhe Rock Johnson.

“Bota sot”: Një femër seksi si ti që kërcen fatkeqësisht keqkuptohet dhe merr epitete jo të mirë dhe thonë se kjo me siguri ka shumë meshkuj, e në të vërtetë a ka Kallashi një mashkull që e don shumë?

-Kjo është normale, dhe është e vërtetë që njërëzit ashtu mendojnë, por në të vërtetë unë kam vetëm një që e dua.

“Bota sot”: Si e imagjinon vetëm Kallashi pas 20 viteve dhe ku?

-Si tash dhe pas 20 viteve e njëjta do të jem./BS/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com