Ka filluar sezoni i korrje shirjeve në komunën e Bujanocit, rendimentet jo të kënaqshme

0

Ka filluar edhe zyrtarisht sezoni i korrje-shirjeve në komunën e Bujanocit dhe duke bazuar nga të dhënat që janë siguruar nga tereni, pritet që sivjet të ketë më pak rendimente të grurit sesa vitin e kaluar. Element shumë me rëndësi, i cili ka ndikuar direkt në rendiment është reshjet e shiut në kohën e vegjetacionit të bimës së grurit thon burime nga shërbimi i bujqësië pranë komunës së Bujanocit.

00_12_1431596269882744444

Në territorin e komunës së Bujanocit me drithëra sivjet janë të mbjella 3 hektarë. Prej tyre 2300 ha grur ,700 ha thekër, tërshërë. Lagështëia e kokrrës së grurit gjatë korrjes duhet të jet nga 13-14 % lagështi gjatë këtyre 15 ditëve sa do të zgjasë edhe sezoni i korjeve përfundojnë burime nga shërbimi i bujqësisë. Fatmir Ismaili kombajnier nga fshati Letovic gjatë procesit të korrjes sot në njërën nga arat e këtij fshati tha se, këtë vit pritet të ketë rednime shumë më pak se sa vitin e kaluar. Janë shumë faktor që kanë ndikuar sikurse çmimi i naftës, çmimi i farës së grurit dhe më kryesorja shiu i cili ka munguar në kohën e duhur. Për 1 hekter grurë i cili duhet të korret nevojiten të sigurohen 140 euro pa llogaritur edhe lidhjen e kashtës, nëse i shtojmë edhe atë, atëherë çmimi shkon në 180 euro, që do të thot 14 euro për një Ari pa lidhjen e kashtës ndërsa 18 euro me të. “Vitin e kalaur kamë marrë më shumë rendimente edhe pse të mbjellura kam pas njësoj” pohoi bujku Qenan Dalipi po ashtu nga Letovica e Bujanocit. “Në përgjithësi mendoj se është në rënie mbjellja e grurit, bujqit tani më mbjellin vetëm se për ekonomit e tyre shtëpiake sepse nuk shohin edhe shumë levërdi” thot Dalipi. Sezoni i korrje shirjeve i cili ka filluar dy ditë më parë në komunën e Bujanocit duhet të përfundoj brenda 15 ditëve, për 3 mijë hekter sipërfaqe grurë në komunën e Bujanocit janë siguruar rreth 40 kombajnier që janë të mjaftueshëm për korrje.F.Rexhepi/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com