Ka filluar sanimi i rrugës Tërnoc-Breznicë (Foto)

0

Kompania “Saba Bellça” nga Presheva ka filluar sot sanimin e rrugës me asfalt përgjatë rrugës Tërnoc–Breznic, ku si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dëmtime të rrugës. Drejtori i Ndërmarrjes Publik për Ndërtim Agim Haliti ka thënë sot se, këto rrugë janë nën kompetencat e “Putevi Serbia” për mirëmbajtje.

rruga 5

Pasi që koha është e mirë për të punuar në terren, me urdhër të Ndërmarrjes Publike për Ndërtim dhe Organit mbikqyrës, kompania “Saba Bellça” nga Presheva sot ka filluar sanimin e gropave dhe rrëshqitjes që janë shkaktuar përgjatë rrugës Tërnoc–Breznicë si pasoj e reshjeve të shiut dhe jo për faj të egzekturoti të punimeve, kështu tha sot,Haliti. rruga 6Siç potencon Haliti, Direkcioni po mundohet të jetë shumë agil në këtë drejtim duke bërë kërkesa zyrtare dhe ankesave në drejtim të kompanisë “Putevi Serbia” edhe pse shumë herë është hasur në pengesa. Sipas parashikimit të mbikëqyrësit Haliti thotë se, në këtë rrugë do të harxhohet 40 tonë asfalt dhe këtë e bënë “Saba Bellça” më mjetet e tij. rruga 7Pas këtyre investimeve Haliti thotë se, viteve në vijim do të kemi më pak probleme karshi asaj që ka nevojë që në disa vende të vendosen rrjetat për të mbrojtur rrëshqitjen e dheut dhe gurëve si dhe do të vendoset mbrojtjet elastike, sepse “Cip”-i i Beogradit ka pasur propozim që mbrojtjet elastike të vendosen jo vetëm 920 metra sa janë vendosur, por edhe një kilometër shtesë. Direkcioni nuk do të rresht së dërguari kërkesa në drejtim të Organit mbikëqyrës që të investohet shtesë si në sinjalizimin vertikal dhe horizontal në këtë rrugë./BujanociNet

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com