Ka filluar renovimi i shkollës fillore të fshatit Samolicë.
12:52 | 06 Prill 2019

Në Samolicë ka filluar realizimi i projektit të renovimit të shkollës fillore, donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes ministrisë së Drejtësisë dhe ministrit Abelard Tahiri. 

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ishte në Samolicë për t’i parë për së afërmi punimet që po realizohen në objektin e shkollës në fjalë.

“Pengesat politike arritën ta prolongojnë, por, jo edhe ta ndalojnë këtë projekt.

Aty ku ekziston vullneti i mirë thyhet çdo barrierë politike” ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook pas vizitës.

Kejvina Kthella