Ka filluar kataklizmi: Po shkrihet Mont Everesti
10:14 | 10 Dhjetor 2015

Akullnajat në Mont Everest janë ulur për 28 për qind në 40 vitet e fundit, kanë konfirmuar shkencëtarët kinez. mont everest Matjet në malin më të lartë në botë në kufirin e Nepalit me Kinën të vendosur më 1970-ën janë krahasuar me të dhënat e reja, të cilët i kanë mbledhur shkencëtarët e Akademisë kineze të Shkencës dhe Artit “Hunan”, raporton agjencia Singhua, transmeton lajmi.net Shkrirja e akullnajave në malin e lartë 8844 metra ka sjellë zgjerimin e liqenit dhe rritjen nivelin e ujit në lumenj, sipas një shkencëtari të laboratorit shtetëror pranë akademisë. Liqenet e ngrira të cilat në vitin 1990 kanë pasur hapësirë prej 100 km katrorë, tash shtrihen në një hapësirë prej 114 km katrorë, thot shkencëtari Kang, prijës i ekipit që ka bërë hulumtime në terren./lajmi.net
Aurela Hoxha