Ka filluar grumbullimi i duhanit në Bujanoc, prodhuesit nuk janë të kënqur me çmimet

0

Komuna e Bujanocit është njëra ndër vendet ku kultivimi i duhanit është ndër kulturat e parë me të cilën shumica e familjeve nëpër fshatrat e komunës së Bujanocit të ardhurat materiale i sigurojnë edhe nga prodhimi i duhanit.

duhani 3

Pas tharjes së tij nga dita e djeshme ka filluar grumbullimi në industrinë e duhanit në Bujanoc e cila do të zgjasë deri më 20 dhjetor të këtij viti. Për çdo ditë në këtë industri prodhuesit që duhet të i sjellin nuk guxojnë të kalojnë 7.500 kile në ditë për të dorëzuar apo 500 kutia. Gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar duhanin katërmbëdhjetë prodhues nga komuna e Bujanocit me 7.500 kile apo 500 kutia, kjo e fundit nuk guxon të jetë më shumë se 15 kile mirëpo vetë prodhuesit shprehen se nuk janë të kënaqur me çmimet. Kryefamiljari nga Tërrnoci Zijadin Halili i cili merret me kultivimin e duhanit prej 58 viteve sot ka dorëzuar 58 kutia duhan apo rreth 900 kilogram. Ai nuk është i kënaqur me çmimet e ofruara nga kompania Aleanc One Tabako. Edhe kryefamiljari tjetër po nga Tërrnoci Zenel Halili ka dorëzuar sot 70 kutia, dhe mendon se këtë vit kualiteti është më i dobët nga vitet e kaluara për shkak të reshurave të shumta e po ashtu thotë se dhe çmimi është shumë i vogël. Nga Industria e Duhanit për këtë vit janë paraparë që të grumbullohen vetëm nga komuna e Bujanocit 148 tonelata duhan. 10801992_987251331291451_5308496660025859391_nNdërkaq çmimet janë për kategorinë e parë 3.75 euro, e dyta 3.20, e treta 2.85, e katërta 1.50 dhe e pesta 0.20 cent. Të gjithë prodhuesit e Duhanit në komunën e Bujanocit kanë mundësin ta dorëzojnë duhanin deri më 20 dhjetor./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com