Ka filluar dhënia e aksioneve pa pagesë

0

Kompania Telekomit të Serbisë më 22 janar të vitit 2015, pas vendimeve të korporatës së saj ka kryer pagesën e përkohshme apo dividente për vitin 2014 për të gjithë aksionarët. Nga Regjistri Qëndror i Telekomit është paguar një dividend e përkohshme për të gjithë qytetarët që më 29 dhjetor të vitit 2014 kan poseduar aksione të lira të Telekomit të Serbisë me vlerë prej 650 dinarëve, të cilt kanë të drejt në aksione.

telekomiNë postën e Bujanocit nga java e kaluar është pa një interesim i qytetarëve të cilt nëpër sportelet e postës kanë marrë mjetet prej 650 dinarëve. Sipas burimeve brenda postës së Bujanocit kjo pagesë është vetëm një paradhënie apo një përqindje që ka dhënë Telekomi i Sërbisë për aksionarët e saj, ndërsa në momentin që shitet Telekomi qytetarët do të kenë të drejt edhe në shitjen e aksioneve, siç kanë qenë 5 aksione të Nisit dhe një aksion i Aeroportit. Për të marrë këtë shumë të hollave qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe të jenë prezent. Të gjithë qytetarët e komunës sonë mund të lajmërohen në sportelet e postës në Bujanoc dhe në postat tjera dhe të i shesin aksionet e tyre të cilët nuk i kanë shitur, siç janë aksionet e Nisit dhe Aeroportit por edhe të marrin përqindjen që ka ndarë Telekomi i Serbisë. Në postën e Bujanocit sot nuk ishte edhe një numër i madh i qytetarëve për të marrë këtë dividend nga Telekomi por sipas burimeve brenda postës së Bujanocit që nga 22 janari kur edhe janë ndar ë mjetetet e rezevuar për qytetarët nuk është vërejtur ndonjë interesim i madhë pasi që nuk bëhet fjalë për ndonjë vlerë të madhe të të hollave, mirëpo është vetëm një përqindje për aksionarët e saj nga Telekomi i Sërbisë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com